“MAX OPTIKA” ME “HAPPY CARD”/ Shpërblim klientëve përmes ofertave, zbritje të veçanta
Rrjeti më i madh i dyqaneve optike në rajon, “Max Optika” tashmë ka bërë publik bashkëpunimin e tyre të ri me “Happy Card”.
Duke lidhur bashkëpunimin e tyre me “Happy Card”, një nga kartat e besnikërisë më inovative në treg, duke shpërblyer klientët e saj nëpërmjet ofertave.
Kjo do të thotë që klientët e tyre mund të përfitojnë zbritje të veçanta për të gjitha pikët e grumbulluara nga çdo blerje të kryer në të gjithë rrjetin e “Max Optikës”.
Me këtë bashkëpunim, administratorja e kompanisë “Max Optika”, Arbëresha Marku, shprehet se karta “Happy” synon të krijojë një përvojë unike për klientët besnikë dhe të rrisin vlerën e shërbimeve të tyre.
Arbëresha Marku: “Të gjithë klientët besnikë tanët në këtë përvjetor të rëndësishëm do të shpërblehen me kartën “Happy””.
Drejtoresha Ekzekutive e “On Solution”, Aida Velaj, shprehet se pajisja me kartën “Happy” do t’i shpërblejë ata me oferta fantastike.
Aida Velaj: “Tashmë klientët “Happy” do të përfitojnë më shumë oferta dhe pikë për çdo blerje që ata bëjnë tek partnerët tanë, duke arritur kështu nivelet e shpërblimit në një kohë shumë më të shpejtë. Krahas “Max Optikës” dhe të gjithë bizneseve të tjera prestigjioze, “Happy Card” do të jetë e hapur për të gjithë partnerët dhe bizneset e tjera”.
Për të gjithë klientët që janë pjesë e programit të besnikërisë “Happy Card”, “Max Optika” do të ofrojë një paketë të veçantë duke përfituar skelete dhe xhama optike të markave “Vogue”, “Armani Exchange” dhe “Ralph” për vetëm 9990 lekë.
Nxitoni të përfitoni nga kjo super-ofertë në të gjithë rrjetin e dyqaneve “Max Optika” në Shqipëri.


