4 vite nga shembja e Teatrit/ Kalaja: Bashkinë e Tiranës e shqetëson arti. Budina: Këtu vepron ligji i mafias

Regjisori Edmond Budina dhe avokatja Adriana Kalaja në një intervistë në Ora News në 4 vjetorin e shembjes së Teatrit u shprehën se bashkinë e Tiranës e shqetëson arti dhe kultura dhe se në Shqipëri vepron ligji i më të fortit, vepron ligji i mafias

Kalaja: Atyre i shqetëson arti, kultura i shqetëson trashëgimia kulturore.

Jemi të gjithë koshientë për një vendim të transferimit të pronës të vitit 2020 që ka ndodhur me 8 maj dhe me 14 maj Bashkia e Tiranës në kundërshtim të plotë me ligjin dhe me vetë mënyrën se si procedon këshilli bashkiak dhe provat janë edhe të dukshme në fakt se ato në nxitim e sipër për ti bërë gjërat mbledhja u njoftua me datë 15 dhe aty gjoja firmat janë dhënë me 14 maj.

Nga ana tjetër edhe karantina i pengoi pak njerëzit edhe nga rrethet që u nisën për të ardhur në ndihmë të qëndrestarëve por që pushteti i merr masat në cfarëdo lloj mënyre.

Gjykata ka detyruar bashkinë e Tiranës që ta kthente tek ministria e Kulturës sic ka qenë një ditë përpara shembjes.

Ky vendim i gjykatës Kushtetuese edhe sot është i paekzekutuar.

Budina: Kemi të bëjmë me një qëndrim tipik mafioz.

Një shtet që nuk respekton ligjet të cilat i ka vendosur vetë, atëherë cfarë mund ti themi këtij shteti.

Ky është një shtet i marrë fund.

Këtu vepron vetëm ligji i më të fortit, ligji i mafias.

Ajo që mua më shqetëson më shumë si qytetar është sistemi i drejtësisë.

Ky sistem drejtësië që duke patur një vendim të gjykatës Kushtetuese, nuk reagon.

Këtu ka marrë fund cdo gjë, nuk funksionon drejtësia.

Ose më saktë drejtësia është vënë në funksion të pushtetit.