Filmi “Guna përmbi tela” i është nënshtruar restaurimit digjital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 08:35
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale video nga filmi shqiptar “Gunat përmbi tela” i regjisorit Muharrem Fejzo.
Rama shkruan se ky film i është shtuar listës së filmave të kohës së diktaturës që i është nënshtruar restaurimit.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër film të kinematografisë shqiptare që i është nënshtruar restaurimit digjital, “Gunat përmbi tela” i regjisorit Muharrem Fejzo, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
