Nga emigrante në përfaqësuese e popullit - Senka Majda, shqiptarja që kërkon votën për Këshillin Bashkiak të Firences

Senka Majda, shqiptarja që kandidon për Këshillin Bashkiak të Firences në Itali ishte e ftuar këtë të premte në një intervistë në studion e lajmeve “Ora News”, ku foli mbi jetën e saj jashtë dhe brenda politikës.

“Kam lindur në Tiranë, dhe jam 40 vjeçe. Mbaj mbi përgjegjësi jo vetëm jetën në Shqipëri, por edhe në Itali.

I kam përjetuar në mënyrë të shëndetshme këto vite dhe kam një eksperiencë jete që këtu në Itali renditem sikur jam një e moshuar, kjo dhe falë emigracionit që kam përjetuar. Kenaqësia ime varet shumë edhe nga aktivitetet që bëj.

Ne si subjekt politik në programin tonë kemi në fokus të drejtat e njerëzve, të drejtat sociale, sidomos të ambientit dhe tranzicionit ekologjik të Firences, sepse kanë ndodhur shumë transformime në këtë qytet dhe problemi i parë është ai i banesave dhe çmimet që janë rritur shumë. Gjë që i ka shtyrë njerëzit të braktisin Firencen.

Po ashtu pjesë e programit është dhe pjesa e komuniteteve që jetojnë këtu, ku po mundohemi të alternojmë bashkëjetësën e atyre që janë të pasur, me ata më pak të pasur se ata.

Unë po bëj përpjekje që të forcoj marrëdhëniet edhe me Konsullatën Shqiptare, pasi në Firence jetojnë mbi 4500 shqiptare dhe është një komunitet shumë i fortë dhe që të mbështet në çdo gjë që bën.

Ndaj vlerësoj se ata kanë nevojë për më shumë mbrojtje nga politikat vendore”, theksoi ndër të tjera Senka Majda.