“Mall për Çamërinë” - Këngëtari Hysni Alushi: Më mirë të flas duke kënduar. Është pasioni im i hershëm

Këngëtari me prejardhje nga Çamëria, Hysni Alushi ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” këtë të mërkurë, ku foli për muzikën dhe karrierën e tij.

Në intervistën e tij këngëtari foli për projektet e reja, por dhe copëza jete nga karriera e tij muzikore.

“Nuk dal shpesh në intervista, por jam gjithmonë i mendimit që më mirë të flas duke kënduar. Muzikën dhe këngën e kam të trashëguar nga babai im, pasi ai këndonte bukur polifoniken.

Kënga është pasioni im i hershëm dhe tashmë këndojmë në duete edhe me mbesën Enkelejda Alushin (Arifi). 

Bashkëpunimi ka qenë shumë i frytshëm dhe në më të shumtën e rasteve tanimë jemi bashkë në çdo event ku marrim pjesë.

Sezoni i verës ka aktivitetet e veta, ku nga muaji qershor jemi të ftuar në evente të shumta, edhe familjare. 

Unë kam dy vajza dhe një djalë, jam tre herë gjysh dhe jam krenar për këtë”, u shpreh ndër të tjera këngëtari Hysni Alushi.