“BUJA” E KANËS/ Situata e pazakontë e spektaklit, një sërë aktorësh mund të akuzohen për abuzime se*ksuale

Cilat janë bëmat që po qarkullojnë brenda dhe jashtë ekranit në Festivalin e Filmit në Kanë? Ndiqni materialin në vijim për të parë dhe paraqitjen e yjeve në tapetin e kuq.

Festivali i Filmit në Kanë ndezi dritat dhe yjet pushtuan tapetin e kuq. Meryl Streep, Greta Gerwig, Lily Gladstone, Jane Fonda dhe Lea Seydoux ranë në sy! Por krahas premierave, priten zhvillime të bujshme.

Ka zëra se një sërë aktorësh dhe kineastësh mund të akuzohen publikisht për abuzime seksuale.

Ekziston gjithashtu një kërcënim për grevë nga punonjësit e festivalit teksa drejtori iranian pritet të marrë pjesë në festival pak ditë pasi mori një dënim me burg në vendin e tij.

Çfarë mund të ndodhë më shumë se kaq?

A se për pak harruam, regjisori Ali Abbasi ka bërë një hap guximtar në përzgjedhjen e filmit të tij teksa në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA ka rikrijuar një Donald Trump modern dhe gruan e tij të parë, Ivana me aktorët: Sebastian Stan dhe Maria Bakalova.

“BUJA” E KANËS/ Situata e pazakontë e spektaklit, një

Çfarë thuhet për jurinë?

Kryesuesja e saj është regjisorja e Barbie, Greta Gerëig , së cilës i bashkohen yjet e tjerë, francezja Eva Green dhe Lily Gladstone.

Juria është kthyer në një çështje ndërkombëtare, me regjisorin spanjoll JA Bayona, skenaristen turke Ebru Ceylan dhe aktorin dhe producentin italian Pierfrancesco Favino në panel.

Tapeti i kuq i pa gjithashtu të gjitha.

Messi, qeni nga Anatomy of A Fall, i cili debutoi në Kanë vitin e kaluar dhe së fundmi fitoi një Oscar, mori vëmendjen në tapetin e kuq.

Greta Gerwig, Lily Gladstone, Meryl Streep, Jane Fonda dhe Lea Seydoux ishin ndër yjet që sollën një atmosferë fantastike. Festivali u hap me premierën e filmit francez Le Deuxieme Acte (Akti i dytë).

“BUJA” E KANËS/ Situata e pazakontë e spektaklit, një

Festivali dy-javor do të ketë premiera të tjera, festa dhe konferenca shtypi, ndërsa ekspertët shikojnë se cilët filma mund të bëhen pretendentët e Oskarit.