Katër vjet nga shembja e Teatrit Kombëtar/ Regjisori Budina: Sot është ditë zie, qeveria s'ka interes për kulturën

Sot, në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur një tubim, në vendin ku u rrënua institucioni kulturor.

Regjisori Edmond Budina u shpreh se sot është ditë zie, ndërsa ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua.

Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar.

Sipas tij, qeveria as që ka kujdes për arsimin e kulturën, prandaj njerëzit ikin nga Shqipëria.

“Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e  një qeverie mafioze.

Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është?

Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar.

Sot është ditë zie për shembjen e teatrit.

Qeveria nuk ka interes për kulturën.

Nuk kemi as Ministri të Kulturës.

Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund.

Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë.

Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën”, tha ndër të tjera Budina.