E BUJSHME/ Gjermania nuk e ftoi, Sylvininho mund të marrë Brajan Grudën në “Euro 2024”

Gjermania publikoi dje listën e lojtarëve që do të marrë me vete në “Euro 2024”. Lajmi i mirë për ne ishte fakti që në të nuk ishte lojtari me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.

Mungesa e tij në listën e Gjermanisë e afron gjithmonë e më shumë këtë lojtar me pjesëmarrjen në Europian me Shqipërinë. Sylvinho e ka takuar disa kohë më parë dhe sinjalet e tjera pozitive kanë ardhur prej tij, teksa ndjek FSHF dhe Armando Brojën në Instagram.

Gjithashtu klubi i Mainz ka lënë një koment në një prej fotografive të Grudës, duke thënë: “Së shpejti”, për të paralajmëruar një shfaqje të rëndësishme të Grudës, që mund të nënkuptojë turneun prestigjioz të Europianit.

Vlen për t’u theksuar se në ndeshjen e fundit të Mainz kundër Dortmundit, Gruda ishte më i miri i takimit dhe është në orbitën e finalistëve të Championsit për në sezonin e ardhshëm.