VIDEO/ E papritur nga Spanja: Xavi mund të shkarkohet nga Barcelona

Në një sezon të mbyll pa trofe, në shtëpinë e Barcelonës më shumë u fol për Xavi-n, të ardhmen e tij, largimin, më pas konfirmimin, zëra dhe thashetheme që shoqëruan pjesën e dytë të vitit, deri pak kohë më parë, ku Larporta dhe Xavi vendosën të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre edhe sezonin e ardhshëm, duke respektuar kontratën që i përfundon në 2025.

Pikërisht në momentin kur tifozët ishin më të qartë për të ardhmen, mediat në Spanjë rihapin edhe një herë këtë temë me një lajm të bujshëm: “Xavi mund të shkarkohet nga Laporta në fund të këtij sezoni”.

Kjo ide, hipotezë, apo thjesht thashethem, vjen pasi Xavi është shfaqur i dorëzuar, duke i rrëfyer presidentit se të konkurrosh Realin sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë.

Kjo deklaratë e Xavi-t nuk është pritur mirë nga Laporta, pasi Xavi, në momentin që konfirmoi se do të qëndronte te Barcelona edhe vitin e ardhshëm, u shfaq shumë optimist. Në këto kushte, gjithnjë sipas mediave, nuk përjashtohet një shkarkim në fund të këtij sezoni.

VIDEO/ E papritur nga Spanja: Xavi mund të shkarkohet nga Barcelona

Ndërkohë, në fushë, Xavi dhe Barcelona, siguruan një tjetër fitore duke mposhtur Almeria-n me rezultatin e pastër 2-0. Fermin Lopez ishte protagonisti kryesor, me sulmuesin spanjoll që realizoi një dygolësh, një për çdo pjesë.

/BW