Biletat e “Final Four”, tifozët ankohen për çmimet e larta
Prej ditësh vijon shitja e biletave të gjysmëfinales së sotme.
Në sektorin “N” do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori “S” është i rezervuar për tifozët e Skënderbeut.
Në tribunën kryesore, sektorët Ë101, Ë102 dhe Ë103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët Ë105, Ë106 dhe Ë107 do të vendosen tifozët e Skënderbeut.
Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë të përziera.
Biletat për të dyja ndeshjet e “Final 4” mund të blihen “online” në “ebileta.al”, si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stërmasi”.
Biletat për këtë ndeshje nisin nga 1 mijë lekë të reja pas portave dhe 2 mijë lekë në tribunën përballë.
Këto çmime të vendosura nga FSHF-ja, si organizatore e gjysmëfinaleve, kanë hasur pakënaqësi të tifozëve të të dyja krahëve.
Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta komentet që i kanë quajtur çmimet e vendosura si të ekzagjeruara.
Të tilla shifra i kemi parë vetëm në ndeshjet e Kombëtares.
