Berisha: Dekonspirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për operacionin e sotëm të SPAK-ut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se operacioni i fundit i 'Skrapit' të partisë u dekonspirua 100%.

Postimi i Berishës:

Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë!

Të dashur miq, nga 50 urdhër-arreste të lëshuara nga Skrapi i Partisë mbrëmë, në operacionin e ndërmarrë nga Lezha në Vlorë arrestohen pasi u dorëzuan vetë, kriminelët Taulant Palla, Met Katrori, Altin Zumani dhe Alfred Greca.

Ata sapo morën njoftimin u dorëzuan.

Kurse 46 kriminel të tjerë mbasi ishin njoftuar, nuk u gjetën sepse ja kishin mbathur me kohë! Sukses spektakolar!