Avokatët e Berishës depozitojnë në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 12:49
Avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha kanë depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në kushtet e papajtueshmërisë.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të Berishës, Irena Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës të vitit 2004, për ndalim të lëvizjes së magjistratja në zonën Shengen për 10 vite, vendim që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
Në seancën e 14 majit avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.
