‘Ky gënjen në publik, për çfarë e pyesni?’, Salianji përplaset me Gogun para gazetarëve

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji është përplasur me nënkryetarin e Komisionit, Toni Gogu.

Dy ligjvënësit janë përplasur me njëri tjetrin pasi socialistët janë larguar nga komisionit hetimor. Ndërsa seanca dëgjimore me ministrin Balla është shtyrë për në një ditë tjetër.

Salianji: Hajdeni aty se kemi mbledhje, për 5 minuta fillojmë

Gogu: Ky zotëria që vjen këtu me këtë sjellje, këtë qasje. Kjo është qasja

Salianji: O zotëri për cfarë e pyesni kot, ky gënjen në publik. Apo e shikoni kështu me kravatë dhe …

Gogu: Të lutem respekto qytetarët shqiptarë që na ndjekin

Salianji: Sapo të ka ardhur një person aty hajde

Gogu: E dinë shqiptarët kush mashtron

Salianji: Mashtrues me dokumente

Gogu: E dimë kush jep llogari para gjykatës për mashtrim