''SPAK, aktori më i rëndësishëm politik në vend'', Beqa: Deri tani s'kemi goditje në nivel politik brenda mazhorancës
Politologu, Mentor Beqa i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deri tani nuk kemi goditje në nivel politik brenda mazhorancës.
Beqa: Nuk është aq keq sa duket, mesa duket është shumë më keq se sa duket.
Ne po shohim shfaqjen e parë të asaj cfarë po ndodh.
Nga perceptimi që kemi deri tani, SPAK është aktori më i rëndësishëm politik në vend.
Jo si institucion drejtësie por edhe si aktor që përcakton zhvillimet politike në vend.
Roli i SPAK është një rol shumë i rëndësishëm politik. Veçse ka njqë dallim.
Ne kemi patur goditje në nivel të lartë administrativ brenda qeverisë por jo në nivel të lartë politik.
Pra deri tani ne nuk kemi goditje në nivel politik brenda mazhorancës.
Në kampin e opozitës ne kemi liderin e opozitës në arrest shtëpie, kemi Metën që është personi i dytë më i rëndësishëm në opozitë që është në prag të procedimit.
Nga ana e opozitës kemi goditje në nivel të lartë politik, nga ana e mazhorancës kemi goditje në nivel të lartë administrative.
