''PS s'është e frikësuar'', Agostini: Rama i ka 'zhveshur' të gjithë nga fati që po mbrohen nga streha e partisë

Gazetarja, Sonila Agostini e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PS nuk ka qenë e frikësuar edhe kur ka qenë në ditë të tjera më të vështira nga pikëpamja politike.

Agostini: Nga pikëpamja politike të dyja pushtetet janë të pavarura në kuptimin të ndara nga njëri tjetri dhe janë gjithmonë përball.

SPAK do vazhdojë të bëjë punën e vet ndërsa qeveria do vazhdojë të shfaqet mbështetëse e punës së drejtësisë dhe luftës kundër korupsionit duke u përpjekur që të ndërtojë mekanizma që e luftojnë korrupsionin por kjo është shfaqje politike nga ana e qeverisë sepse ashtu i takon të jetë.

Në momentin që do shohim rezultate të SPAK në raport me emra konkretë të shumicës së qeverisë atëherë mund të themi se ka vërtet një betejë mes të dyja pushteteve që janë komplet të kundërta me njëra tjetrën.

PS nuk ka qenë e frikësuar edhe kur ka qenë në ditë të tjera më të vështira nga pikëpamja politike sepse PS është një parti elektorale.

Rama i ka zhveshur të gjithë nga fati që janë duke u mbështetur ose duke u mbrojtur nga streha e partisë.