Turi me Diasporën, Rama publikon adresën dhe datën e takimit me emigrantët në Itali

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar takimin e radhës me emigrantët shqiptarë pas takimit në Athinë pak ditë më parë.

Ndalesa e radhës e kreut të qeverisë me emigrantët do jetë në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ka bërë të ditur vendin dhe orën e takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Takimi me emigrantët në Itali do mbahet në datë 26 maj ora 11:00. 

Postimi i Edi Ramës:

SË SHPEJTI
26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano
*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy