VIDEO-LAJMI/ Pas Rrumbullakut, në Komision paraqitet njeriu i akuzuar për vjedhjen e TIMS-it, Ervin Muça
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 23:54
Pas largimit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla nga komisioni hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe largimit edhe të deputetëve të Partisë Socialiste, mbledhja ka vijuar vetëm me deputetët e opozitës.
Pas tij në komision ka shkuar për të dëshmuar kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ndërsa tanimë para deputetëve të opozitës në Komisionin Hetimor është paraqitur nën masa të rrepta sigurie edhe drejtori nën arrest si autor i dyshuar për vjedhjen e të dhënave, i IT-së së Policisë së Shtetit, Ervin Muça.

