"TIMS"-i, mbyllen dyert e Komisionit për dëshmitë e Ballës, Rrumbullakut dhe ish-drejtorit "kriminel" të IT-së
Pas debateve të shumta në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për të dhënat e TIMS-it, është vendosur që dëshmia e ministrit te Brendshem, Taulant Ballës të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kryetari i komisionit Ervin Salianji ka argumentuar se Balla duhet të dëshmonte me dyer të hapura, por në fund është vendosur e kundërta.
Komisioni miratoi të njëjtën kërkesë të deputetit socialist Nasip Naço, që ministri Balla të pyetet me dyer të mbyllura.
‘Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën.
Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë’, tha Salianji mes tensionesh pas votimit.
Ministri i Brendshëm ka hyrë në mbledhjen e komisionit dhe do të japë dëshminë e tij me dyer të mbyllura, edhe pse gjatë debateve të mëhershme opozita refuzoi të pranonte kërkesën e tij.
Pas tij do të raportojnë kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i vënë në akuzë i IT-së, Ervin Muça.

