PAMJET/ Vjedhja e serverëve të Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Tiranës.

Shkak është bërë padia në lidhje me vjedhjen e pretenduar të serverave në Partinë e Lirisë.

Në një prononcim për mediat, pas daljes nga prokuroria, ai ka thënë se është thirrur për t’u pyetur lidhur me kallëzimin e bërë në ndërhyrjen e serverave në selinë e Partisë.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha Meta.