Basha: Tirana Zyrtare kolateral kundër Kosovës, politika e jashtme e Ramës është një dështim

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Tirana Zyrtare sot është kthyer në një hipotekë dhe në një koletaral negativ për Kosovës, me qëndrim jo koherent me Vuçiçin.

Basha: Nuk ndajmë të njëjtin këndvështrim për zhvillim e shoqërisë dhe ekonomisë, sepse ai i takon spektrit të majtë, ndërsa unë jam për taksat e ulta dhe rolin e shtetit të kufizuar, por pa diskutim si kryeministri i Kosovës ka respektin dhe mbështetjen time maksimale.

Tirana Zyrtare sot është kthyer në një hipotekë dhe në një koletaral negativ për Kosovës, me qëndrim jo koherent me Vuçiçin. Teksa duhet të kishte krijuar një network me vende rajonale, krijoi idenë se Vuçiçi është zgjidhja për Kosovën, kur është masha e Rusisë. Kur Serbia po armatoset, Rama ka 3 muaj nuk vjen në kuved të pranojë një propozimin tim për 50 mln euro për Kosovën. Politika e jashtme e tij është një dështim.