Basha: Berisha po të kishte ndjekur këshillat e mia, do të ishte më mirë për atë, PD-në dhe Shqipërinë
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Berisha po të kishte ndjekur këshillat e tij, gjithçka do të ishte më mirë për PD-në, Shqipërinë dhe vetë atë.
Basha: Zgjidhja optimale do të kishte qenë një zgjidhje e marrë nga Berisha në funksion të PD-së dhe interesit personale. Po të kishte ndjekur këshillat e mia, gjithçka do të ishte më mirë për PD-në, Shqipërinë dhe vetë atë. Këta akuzues bashkuan votat me Ramën në mungesë të transparencës për amnistinë për të liruar të korruptuarit.
Fjalët i merr era dhe mbete veprat. Koha e ka treguar se çdo shpifje, ka qenë e kalkuluar për interesa personale. Gjithçka për të cilën kam qëndruar, ka qenë në funksion të interesave të Shqipërisë dhe PD-së. Është fakt që ma kërkuar Amerikanët se me PD-në i lidhur me shumë se një person, përtej Berishën. Mezi presin që të qëndrojnë krah nesh në fitoren e ardhshme.
