“Unë jam zgjidhja e problemeve” Basha: Nuk mund të jetë Rama dhe Berisha, kishin 30 vite kohë

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se nuk mund të jetë zgjidhja Rama për problemet që janë bërë kapicë në qeverisjen e tij.

Basha: Nuk mund të jetë zgjidhja Rama për problemet që janë bërë kapicë në qeverisjen e tij. Mund të jem unë zgjidhje për këto probleme. Sigurisht nuk mund të jenë as ata që kanë pasur 30 vite kohë dhe janë të shteruar. Nuk janë më zgjidhje.

Nëse i jepet Vula Berishës, kjo do të thotë të bëhet një krim sepse faktet janë në gjykatë dhe duhet t’i jepet frymë një vendimi normale. Ky është një probleme për SPAK dhe aleatët strategjikë. Mund të shtyhet procesi nga Rama dhe ata që e kanë flirt me të. Vula dhe logoja do të mbetet tek PD-ja. Duhet të lëvizim nga ky debat sepse aty na do Rama. Duet të lëvizim edhe nga debati numerik. Ajo pjesë e qytetarëve që duan të largojnë Ramën, duan një alternativë.