Basha: Metës president nuk ia kërkova unë anulimin e zgjedhjeve lokale, por një diplomat i huaj

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se nuk ka qenë ai që i ka kërkuar Metës anulimin e zgjedhjeve lokale, por një diplomat i huaj.

Basha: Meta e di shumë mirë se kush e ka kërkuar dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale, dhe nuk ka qenë Lulzim Basha apo një politikan shqiptar. E di fare mirë se nga kush i erdhi kërkesa, pastaj pjesa tjetër është pjesa e shtrembërimeve që i ka bërë të zakonshme.