FOTO+VIDEO/ "I armatosur" rëndshëm, i riu lëshon breshëri vezësh drejt bashkisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 11:33
Ndërsa protesta e shtatë e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur mes flakësh dhe tymit të krijuar nga hedhja e molotovëve drejt godinës, një tjetër i ri në tubim shfaqet i armatosur deri në dhëmbë.
Bëhet fjalë për këtë të ri që mban me vete disa kuti plot me vezë të cilat i gjuan në drejtim të institucionit të vënë nën akuzë nga qytetarët për skandalin e vjedhjeve nga drejtorët dhe zyrtarët e lartë përmes skemës me kompaninë “5D”.
NDIQNI PROTESTËN PARA BASHKISË SË TIRANËS
