E ardhmja e mesfushorit Modric te Reali e paqartë

E ardhmja e Luka Modric është ende e paqartë. Kroati i Real Madridit po mendon nëse do të vazhdojë me Merenges apo do t’i japë fund përvojës së tij në Madrid me përfundimin e kontratës  më 30 qershor.

38-vjeçari, pavarësisht moshës, ka luajtur 30 ndeshje në këtë sezon. Mesfushori ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 6 asiste. Më parë, ai ka luajtur për Tottenham.