E rëndë në Durrës/ Humb jetën e moshuara norvegjeze
Një e moshuar norvegjeze banuese në Norvegji ka humbur jetën pak orë më parë në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, por pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.
Policia Durrës - Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.
Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.

