VIDEO/ Betejë me flakët në mes të rrugës, makina digjet në ecje në Tiranë

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Siç shikohet edhe nga pamjet, flakët kanë përfshirë pjesën e përparme të automjetit. 

Teksa e menjëhershme ka qenë ndërhyrja për të shuar flakët nga kalimtarët me fikëse zjarri dhe kova uji.

Pas disa përpjekjesh, duket sikur flakët në makinë arrijnë të shuhen.