Berisha: Dita e martë është dita e çlirimit të bashkisë. Dita e nxjerrjes për zverku të Erion Veliajt
Kryetari i Partisë Demokratike ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen ditën e martë në protestën për çlirimin e bashkisë. Sipas Berishës, e marta është dita e nxjerrjes për zverku të Erion Veliajt, këtij bastardi.
Sali Berisha: Së fundmi, tregoju shqiptarëve se pse në Shqipëri rrugët ndërtohen 5 herë, 8 herë, 10 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Europës? Sepse ti vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh jo 100, por 800, 1000, 1500 përqind. I nxirë siç je, nuk ke të drejtë të dalësh nga strofulla e Surrelit, jo të qarkullosh. Turpëron të parë dhe të mbramë të këtij vendi.
Turpëron ata që kanë mbyllur sytë përgjithmonë dhe ata që do lindin, gjeneratat që do vijnë. Miqtë e mi, fati i Shqipërisë të guximi juaj. Dita e martë, dita e çlirimit të bashkisë. Dita e nxjerrjes për zverku nga bashkia të Erion Veliajt, këtij bastardi, kësaj shushunje që poshtëron, që përçmon, që grabit, plaçkit qytetarët e Tiranës si pushtuesi më i pamëshirë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
