Morava: Fjalimi i Ramës, ishte më i mërzitshmi që kam dëgjuar vitet e fundit nga kryeministri

Gazetarja, Kostana Morava e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se fjalimi i Ramës ishte më i mërzitshmi që ka dëgjuar vitet e fundit nga kryeministri.

Morava: Do doja ta nisja nga fjalimi i kryeministrit.

Ishte fjalimi më i mërzitshëm që kam dëgjuar vitet e fundit nga Rama i cili njihet si një shkrues i mirë fjalimesh, si një orator i mirë.

Jo vetëm mërzitja që përcolli përgjatë 2 orëve, ku mbajti gjithë këtë referatë por vura re edhe një siklet mund të themi të kryeministrit.

Të gjithë të pranishmit në këtë fjalim, disa i kapte edhe kamera, ishin gati duke fjetur gjumë.

Shumica të lodhur, të mërzitur.