''Drejtësia shqiptare ndjehej inferiore ndaj politikës'', Dedaj: Sot shohim një raport thuajse të përmbysur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 22:12
Gazetari, Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se po shohim klasën politke të frikësuar ndaj kësaj drejtësie.
Dedaj: Unë mendoj se SPAK nuk do sjellë drejtësi në vend.
Pavarësisht se pas 30 vjetësh po shoh në Shqipëri personazhe të paprekshëm që parakalojnë në dyert e SPAK.
Ne kemi personazhe politike që i bënë karshillëk drejtësisë.
Drejtësia shqiptare ndjehej inferiore ndaj politikës.
Sot ne shohim një raport thuajse të përmbysur.
Po shohim klasën politike të cilët ndihen të frikësuar dhe kanë tentuar për t’ja përdredhur kërthizën kësaj drejtësie.
Kjo drejtësi e re është projekt ndërkombëtar.
