Maliqi “s’i ndahet” Hajdarit: Duhet të lërë mandatin si kryebashkiak i Kuçovës! Kanë kaluar 4 muaj dhe vendimi i GJKKO-së s’është zbardhur

Sekretari Politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, në një deklaratë për mediat denoncoi atë çfarë po ndodh me bashkinë e Kuçovës, ku edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga dënimi i GJKKO-së, Kreshnik Hajdari, ky vijon të jetë ende kryebashkiak.

DEKLARATA E LEFTER MALIQIT

Jam këtu, për të denoncuar kapjen e institucioneve të shtetit, pasi dihet nga të gjithë.

U mbush një vit nga beteja e fortë ligjore, politike kundër krimit të rëndë shtetëror dhe elektoral, në grabitjen e bashkisë së Kuçovës. Në muajin Janar, në datë 6 Janar, KAS. pranë KQZ., riktheu për shqyrtim tek KQZ. për heqjen e mandatit të Kreshnik Hajdarit, i kapur nga ligji i dekriminalizimit.

Më pas u dënua me 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar dhe e përkthyer në 155 orë pune, aq sa I kërkoi Prokuroria SPAK., aq vendosi edhe Gjykata.

Prandaj, fjala e Dumanit, është se çfarë kërkon Prokuroria bën Gjykata.

Dhe ende KQZ., sot e kësaj dite, nuk është mbledhur për rishqyrtimin e mandatit të këtij kryebashkiaku, i cili është shumë herë më keq, se Gjici i Kukësit, për tendera korruptivë, abuzim me taksat e qytetarëve, me pronar publike dhe me radhë.

Isha në Gjykatën e Posaçme të Krimit të Organizuar, ku në muajin shkurt, u dha vendimi për dënimin e Hajdarit të famshëm, dhe ende 4 muaj sot, nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar, për ta vazhduar proçedurat, për apelimin e saj.

Dhe, në bazë të ligjit, duhet të lërë mandatin si kryebashkiak.

Po çfarë ndodh?

Zërat në Kuçovë, pranë bashkisë Kuçovë thonë që i ka mbyllur çështjet me SPAK-un, Hajdari i famshëm. Dhe, unë iu  drejtova me një memo Dumanit. Duke I thënë, kërkoj dhe takim.

Si ka mundësi janë mbyllur këto gjëra? Janë mbyllur ligjërisht, politikisht, apo ekonomikisht?

Sepse, janë 7 kallëzime të para, dhe kallëzime përpara dy ditësh. Unë akuzoj një grup të strukturua kriminal, që ka vjedhur  miliona euro, taksat e qytetarëve të Kuçovës, duke lënë qytetin e naftëtarëve, dhe aviatorëve në mëshirë të fatit.

Duke abuzuar me pronat publike, pasuritë publike dhe me rradhë.

Dhe konkretisht, janë 7 kallëzime të para, dhe 4 kallëzime që unë I bëra para dy ditësh, 11 kallëzime të provuara, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme.

Pasi, këto 4 muaj unë luajta rolin e oficerit të BKH.-së, zhvesha kostumin e politikanit, dhe mblodha prova të mjaftueshme, që SPAK. nuk ka mundësi t’i mbyllë.

Edhe nëse do t’I mbyllë SPAK-u, i sotëm, atëherë drejtësia e nesërme, do ta vendosë përpara përgjegjësi.

Çfarë ndodh? Kemi denoncim, përveç vendimit me 150 orë punë, dhe ende nuk është zbardhur, dhe 9 muaj burg, të Hajdarit të famshëm të Rilindjes, kemi denoncimin nga ‘Bashkë Fitojmë’, për krim elektoral.

Janë thirrur disa punonjës së bashkisë së Kuçovës, të kapur në flagrancë, një javë përpara zgjedhjeve, janë thirrur edhe disa të tjerë, dhe ende nuk është bërë asgjë.

Kanë vajtur oficerë të BKH-së, kanë sekuestruar dy dosje tenderimesh, dhe ende nuk është bërë asgjë.

Kam vajtur, dy herë i thirrurr nga oficerët e BKH-së dhe Prokurorë të SPAK-ut. Kam dhënë dëshmi, dhe kam dhënë dhe me emra dëshmitarësh, dhe asnjëri prej tyre nuk është thirrurr.

Një dëshmitar i Kuçovës që ka prova, është kërcënuar, madje ka denoncuar në policinë e Kuçovës edhe Prokurorinë e Beratit, pasi kërcënohet jeta, dyshohet për vrasës me pagesë.

Një makinë e Fushë-Krujës, në orët e vona e kapur nga kamerat e sigurisë, dhe e denoncuar dhe në Prokurorinë e Beratit dhe policinë e Kuçovës, dhe ende nuk ka asnjë veprim.

Kemi denoncimin e Sinecit, nga banorët e Sinecit, nga avokati, dhe nga ana ime. Kondilli, prokurori përpara 3 vitesh, I ka dërguar për kompetencë Prokurorisë së Beratit, në bazë të ndërhyrjeve që ka pasur nga oligarku, ish fatorino Salillari.

Dhe e ka dërguar në Prokurorinë e Beratit, ndërkohë që kjo Prokurori nuk ka kompetencë për këtë, pasi është i akuzuar drejt për drejtë, Hajdari i famshëm I bashkisë, dhe oligarku Salillari, për shkak se është pa leje mjedisi, në zonë të mbrojtur.

Dhe ky ujësjellës mbi 3 milion euro, ku janë marrë lekër dhe nuk ka ujë të pijshëm. Ujësjellësat, në 7 fshatra, janë bërë në kohën e qeverisjes së PD.

Dhe abuzimi, vjedhja është shumë e pastër, dhe nuk ka Prokurori, jo e Beratit që nuk lejohet me ligj, por as SPAK., që të mbulojë këtë krim të rëndë, duke zhvatur taksat e qytetarëve të Kuçovës.

Por përveç këtyre, janë disa denoncime të tjera.

Tenderi i qenëve, nga nipi i Salillarit, i cili e kanë dhënë dhe emisionet investigative, por ndërkohë po bën dhe një resort në Zdravë, ku dyshohet për prerje pyjesh, dyshohet që e ka pa leje, dyshohen shumë gjëra të tjera, në këtë veprimtari, për mua abuzive.

Ndërkohë, kemi tenderin e pastrimit. Dhe kam kontaktuar vetë me ish-pronarin e firmës së ndërtimit, I cili e ka pasur me 800-900 milionë lekë, dhe e kanë marrë të tjerë nga Elbasani me 1 miliardë e 700 milionë lekë.

Imagjino nga Elbasani të pastrojnë qytetin e Kuçovës, ndërkohë që Kuçova është mbuluar nga plera, abuzime të mëdha.

Ndërkohë, që janë të faktuara e këtij tenderimi korruptiv, të lidhjeve miqësore të tyre, ndërkohë që ka vajtur çështja në Prokurimet Pubike, deri në Gjykatën Administrative.

Është goditur dhe kërcënuar, ish pronari që ka pasur firmën e pastrimit. Ndërkohë, që janë konstatuar shkelje shumë të rënda, gjatë proçedurës për tenderin e pastrimit.

Po kështu rruga e Gorajt, po kështu rruga e Frashërit, ku janë paguar lekë në dorë dhe ka prova, ende pa u hetuar në SPAK.

Janë shumë tendera të tjerë korruptivë. Blerja e rrylit, e varrezave, e të gjitha me radhë, por me dy të fundit, dhe që janë shumë drastike, dhe nuk besoj që mund të ketë SPAK. dhe Prokurori, që ti mbulojë këto hetime, është tenderi i naftës.

Janë dy tendera brenda muajit mars dhe prill, rreth 600 milionë lekë, të paracaktuara  njëri është për dy vjet, rreth 400 milionë lekë, dhe I fituar 100%.

Një pabarazi e tmerrshme, gjatë proçedurës së tenderimit. Të gjitha këto janë të faktuara. Por çfarë ndodh tjetër?

Ndodh tjetër! Ka të dhëna tepër të kapura nga ana ime, janë këtu të gjitha faktet, të dokumentuara. Madje, ja dhe ky resorti I famshëm në Zdravë.

Ku banorët e akuzojnë për prerje pyjesh, shkelje të rënda nga nipi Salillarit. Por, ka dhe një gjë tjetër!

Dhe ju drejtova Dumanit, Anxhelo Kristos, vëllai i Hajdarit të famshëm ndodhet në Angli. Ka disa vite që ka ikur nga Greqia, me një pasuri me mbi 2-3 apartamente, me një milion paund, këto të deklaruara dhe të faktuara.

Ndërkohë që, punonjës të bashkisë, së ish KESH-it, të gjithë me radhë, miqtë e Hajdarit kanë ikur në Angli, me transaksione bankare, dhe ky I ka bërë dhe garancitë.

Ndërkohë që ka këtë shumë kaq të madhe. Pra, këtu bëhet fjala për fshehje të ardhurash, që nga Hajdari dhe ekipi I tij në bashkinë e Kuçovës, edhe më gjerë.

Dhe, lidhjet e tij miqësore të bashkëshortes, firmave të ndërtimit të Salillarit, krushqitë, të gjitha me radhë që kanë vjedhur miliona euro.

E kam thënë dhe e them, unë kam dy vëllezër në Angli, të cilët kanë ikur që në 1998-1999, dhe vetëm i vogli që I menaxhon dy restorante, ka vetëm një shtëpi, me gjysëm çmimi të paguar, dhe pjesën tjetër për 20 vite për të paguar kredinë.

Dhe vëllai tjetër, ende nuk ka marrë shtëpi, i cili është menaxher në Night Clubin, më të mirë të Londrës, dhe është e pamundur.

Pra, kështu fshihen, vidhen lekët, taksat e qytetarëve në bashkinë e Kuçovës.

Të dhënat janë, që ky Hajdari i famshëm, na paska kushëri të parë, apo lidhje gjaku një avokat që quhet Artan Hajdari, i cili ka lidhje me Ëngjëll Agaçin.

Dhe mbrojtja në SPAK. bëhet drejt për drejtë nga Don Agaçi.

Thirrja ime e fundit është, është që jam i qetë, më I qetë se kurrë. Zoti Dumani, edhe nëse nuk e heton, edhe nëse I mban dosjet aty, një ditë do të zbardhen.

Mbajeni Hajdarin e famshëm. Se unë tani nga ky moment, pavarësisht betejës time ligjore dhe politike, që do ta vazhdoj deri në fund.

Deri sa të zbardhet e vërteta dhe të shkojnë përpara hekurave dhe drejtësisë këta banditë, që vjedhin taksat e qytetarëve të Kuçovës, ky grup I strukturuar kriminal, ku ta gjej, që të kem përballë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Hajdarin e famshëm të Rilindjes, bashkë me Çuçin e familjes, I cili përdori grupe të strukturuara kriminale, të veshur me uniformën e policisë së shtetit, për të grabitur mandatin e bashkisë së Kuçovës.

Do të përballem me ta, dhe zotohem që nga ky moment largohem në takime në qarkun e Beratit, nga Skrapari në Berat, në kufi me Fierin dhe me Lushnjën, dhe do t’i bëjë fërtele këta mafiozë, që kanë vjedhur taksat, dhe kanë abuzuar me votat e qytetarëve të Kuçovës.

Së shpejti presim Presidentin e Partisë së Lirisë zotin Meta, në qendër të Beratit, ku do të japim frymën, optimizmin e fitores së Partisë së Lirisë, dhe opozitës së bashkuar, për herë të parë në qarkun e Beratit.