Zhupa çon në Kushtetuese ligjin për Akademinë: Dhunon shkencën dhe krijon pension luksi për deputetët e PS-së
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese për të paraqitur një padi nga 37 deputetë të opozitës kundër ndryshimeve të ligjit për Akademinë e Shkencave, të cilat garantojnë “vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e Shkencave dhe asgjë tjetër”.
"Ky ligj në fakt u bë për të dhunuar akademizmin dhe është antikushtetues dhe bën që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetë Koçi dhe Beqiraj, që mbasi të mbarojnë karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademi dhe kjo në fakt është diçka që ka ndodhur dhe po sofistikohet.
Ky ligj ka dy lloj shkeljesh për të cilat kemi ardhur në Kushtetuese dhe unë falënderoj 37 deputetë që u bashkuan në këtë padi", theksoi ndër të tjera demokratja Ina Zhupa.

