Kërkon rishikim të vendimit për shkarkimin, ish-prokurorja Antoneta Sevdari del para KPA-së, ja çfarë u vendos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 13:12
Ish-prokurorja Antoneta Sevrari ka mbërritur në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në seancë do të shqyrtohet kërkesa e Svdarit për rishikim të vendimit për shkarkimin e saj.
Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”.
Nisur nga kjo, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përket kërkesën për rishqyrtim të vendimit në lidhje me shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari, ku ka vendosur të kthejë në detyrë ish-prokuroren.
