24-vjeçarja e akuzoi se kreu marrëdhënie se*ksuale me dhunë, procedohet 63-vjeçari në Lushnjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 13:45
Një 24-vjeçare ka kallëzuar në polici një 63-vjeçar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Si pasojë, burri po procedohet penalisht në gjendje të lirë.
“Komisariati i Policisë Lushnjë: referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 63 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Lushnjë, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçare se dy muaj më parë, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

