Aksidentoi me makinë një të moshuar në Vlorë, AMP arreston efektivin e policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 12:32
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi i policit 40 vjeçar u krye pasinjë ditë më parë , duke lëvizur me motomjetin e tij, ka aksidentuar në vendin e quajtur “Ish-Aulona”, në aksin rrugor të “Lungomares”, një 75 vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

