Mikesha e tyre e tronditur shoqërohet nga policia/ Dy ukrainaset para dy ditësh kërkuar ilaçe për depresionin

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy shtetase ukrainase u gjetën të vdekura në banesë.

Mësohet se dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax dhe Tramadol, por farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, çka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.

Për rastin në fjalë të farmacisten komisariati nr. 2 i ka shoqëruar dy vajzat në fjalë ku dhe kanë dhënë deklarimet e tyre në polici.

Para grupit hetimor ato kanë deklaruar se në farmaci kanë shkuar për të marrë xanax me qëllim se e kanë të nevojshme për qetësim.

Kur i kanë kërkuar ilaç farmacistja iu ka thënë që duhet një recetë mjeku për këtë medikament. Vajzat Ukrainase e kanë kërkuar me ngulm deri sa farmacistja është detyruar t’i nxjerrë nga dyqani.

Në atë moment ka pasur një konfrontim fizik dhe janë shoqëruar në polici. Pas dëshmisë së tyre ata janë lënë të lira

Në banesën e marrë me qira jetonim 3 vajza. Dy vajzat e vdekura kanë ardhur të shtunën e ndërsa vajza tjetër kishte 1 muaj në Tiranë.

Mikesha e tyre e tronditur shoqërohet nga policia/ Dy ukrainaset para dy