U gjetën pa jetë nga shoqja/ Dy ukrainaset dyshohet se ishin punonjëse seksi, erdhën në Shqipëri pak ditë më parë
Dy shtetase ukrainase u gjetën pajetë në banesën ku qëndronin në katin e tretë të këtij pallati në Tiranë.
Mbi bazë të të dhënave të para hetimore, u tha se shkak dyshohet se ishte konsumimi i një mbidoze ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Viktimat u identifikuan si A Kozachenko 25 vjeçare dhe A. Lopukhova 40 vjeçe.
Ishte shoqja me të të cilin ndanin qiranë e apartamentit në rrugën e Dibrës, po ashtu nga Ukraina që dha alarmin për ngjarjen.
Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin “Xanax” dhe “Tramadol” për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë.
Dy nuk u zgjuan më, ndërsa e mbijetuara dha alarmin!
Ky është momenti kur ajo shoqërohet në polici për të dhënë deklarimet disa orë pas ngjarjes!
Pak ditë më parë ndaj tyre ishte bërë një denoncim nga një farmaciste. Në kallëzim thuhet se pasi u kishte refuzuar tu jepte Xanax dhe Tramadol si ilaçe kundër ankthit d
he depresionit, kishte debatuar me ukrainaset. Pasi I kishte nxjerrë jashtë subjektit ato madje e kishin dhunuar.
Policia rezulton ti ketë marrë edhe dëshminë e më pas i ka lënë të lira.
Burime thanë se tre vajzat kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri.
Rezulton se ukrainaset që ndërruan jetë kanë mbërritur në tiranë në fillim të majit ndërsa shoqja e tyre qëndronte në banesën e marrë me qira në zonën e selvisë prej një muaji.
Policia ka nisur edhe hetimet për veprimtarinë në vendin tonë ku dyshimet e para janë se ato ishin punonjëse seksi.
Pas zbulimit të lajmit në vendin e ngjarjes mbërritën edhe zyrtarët e ambasadës së Ukrainës në tiranë që u interesuan për ngjarjen dhe hetimet.
Policia e Tiranës tha se pret përgjigjen e ekspertizës dhe analizave të tjera për shkaqet zyrtare.
