PAMJET/ U ekzekutua mbrëmë në mes të Athinës, ky është Roan Brahimi, i dyshuar si armik i Ervis Martinajt

Personi që shihni në foto është Roan Brahimi, 32-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjte në një atentat në Athinë të Greqi.

Gjithashtu mbeti e plagosur gruaja e tij Katerina Beqo, 37 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë me viktimën.

Referuar mediave greke çifti u qëllua nga dy persona të maskuar të cilët lëviznin me motoçikletë. Viktima, Roan Brahimi, nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

Ai ka qene shpesh here i kerkuar nga policia per ngjarje te ndodhura ne Lezhe dhe Laç.

Se fundmi ai u shpall ne kerkim per atentatin ndaj Ylli Brahimit ku mbeti i vrare Klisman Preci.

PAMJET/ U ekzekutua mbrëmë në mes të Athinës, ky
Roan Brahimi