Kafexhiu: Kurti kërkon që cështja e Asociacionit të mos përzihet me integrimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare
Gazetari, Muharrem Kafexhiu në një intervistë në Ora News u shpreh se Kurti ka kërkuar që çështja e Asociacionit të mos përzihet me integrimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare.
Kafexhiu: Mbase është për të pasur një pasqyrë më të saktë të numrit të serbëve që jetojnë por në anën tjetër është një lëvizje e zgjuar e autoriteteve Kosovare në prag të votimit në KiE por edhe për të treguar një lloj gatishmërie se institucionet e Kosovës janë vazhdimisht për integrimin e serbëve që jetojnë në katër komunat veriore dhe jo vetëm.
Besoj se do ketë kundërshtime nga serbët që dirigjohen nga Beogradi.
Kurti kërkon që cështja e Asociacionit të mos përzihet me integrimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare.
Serbia do mundohet të bëjë dicka më tepër por rezultati dihet.
