Kosova në KiE, Zejnaj: Çështja e Asociacionit do bëhet më serioze, Franca po tenton të veçohet

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se çështja e Asociacionit do bëhet akoma më serioze.

Zejnaj: Deklarimet e Serbisë që po e lufton me të gjitha mundësita e veta anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, janë në vazhdën e angazhimit të saj përbri Kosovës që ta pengojë sa më shumë që është e mundur në hapat e Kosovës drejt integrimit në BE.

Deklarimet e fundit të Gjermanisë dhe të Francës, na bëjnë që të stepemi pak dhe të ndihemi pak të frikësuar si shtet për shkak se kjo është pasojë e zhvillimeve të së kaluarës të qasjes së qeverisë Kurti ndaj aleatëve tanë duke përfshirë në këtë rast edhe Gjermaninë edhe Francën.

Edhe në takimin e fundit të Vuçiç me Macron në Francë, janë diskutuat të gjitha këto pengesa të mundshme të cilat mund ti nxjerrë në pah Serbia me kalimin e kohës.

Deri në këto momente me ato që kanë deklaruar Gjermania dhe Franca, unë besoj se me kalimin e ditëve në vijim cështja e Asociacionit do bëhet akoma më serioze.

Franca po tenton të veçohet pak a shumë prej BE-së si institucion.