Zaimi: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, do i bënte mirë Kosovës dhe minoriteteve

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi në një intervistë në Ora News u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në KiE do i bënte mirë gjithë qytetarëve të Kosovës përfshirë këtu edhe minoritetet.

Zaimi:  Çështja për Kosovën është e komplikuar edhe për shkak të shumë marrëveshjeve të nënshkruara në të shkuarën.

Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është një proces i lidhur me kushtëzimet që ka procesi tjetër që është ai i integrimit në BE.

Unë pres që të arrihet numri i duhur i votave që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një anëtarësim që do i bënte mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa përjashtim, përfshirë këtu edhe minoritetet.