NDODHI DHE KJO/ Gjendet pistoleta e fshehur brenda murit në burgun e Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 12:37
Në burgun “Koridhalos” aty ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë, policia greke ka gjetur një armë zjarri. Gjatë kontrollit, në qelinë e zbrazët, autoritetet gjetën një pistoletë dhe 19 fishekë. Arma ishte e fshehur brenda murit dhe e ndarë në gjashtë pjesë.
Sipas raportimeve që nga muaji gusht i 2023 qelia ku ishte arma e fshehur rezulton të jetë bosh. Ndërsa Policia greke ka nisur hetime intensive për të zbuluar mënyrën e futjes së armës në burg, autorët dhe arsyet pse do përdorej.
