Fiton çmimin “PULITZER” disidenti rus, Kara-Murza, për komentet e tij nga burgu

Nderohet me çmimin “Pulitzer” për komentet e tij nga burgu, Disidenti dhe gazetari i burgosur rus, Vladimir Kara-Murza. Ai aktualisht, është duke vuajtur një dënim me 25 vitesh për diskreditim të ushtrisë ruse dhe tradhti, pas komenteve që ai bëri në fjalimet jashtë Rusisë duke kritikuar politikat e Moskës.

Disidenti dhe gazetari i burgosur rus, Vladimir Kara-Murza, u nderua me çmimin “Pulitzer” për artikujt e tij që u botuan në “Washington Post”.

“Kara-Murza fitoi për rubrikat pasionante të shkruara në rrezik të madh personal nga qelia e tij e burgut, duke paralajmëruar për pasojat e mospajtimit në Rusinë e Vladimir Putinit dhe duke këmbëngulur për një të ardhme demokratike për vendin e tij”, tha Komiteti “Pulitzer” në një deklaratë më 6 maj.

Çmimet “Pulitzer” konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara.

Fiton çmimin “PULITZER” disidenti rus, Kara-Murza, për

Ky çmim ndahet nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, emigrant hungarez-hebre, e krijoi këtë çmim me vullnetin e tij.

Kara-Murza, aktualisht, është duke vuajtur një dënim me 25 vjet burgim - më i gjati që i është dhënë një kundërshtari të Kremlinit në Rusinë post-sovjetike, për diskreditim të ushtrisë ruse dhe tradhti, pas komenteve që ai bëri në fjalimet jashtë Rusisë duke kritikuar politikat e Moskës.

Kara-Murza, i cili mban pasaporta ruse dhe britanike, u arrestua fillimisht në prill të vitit 2022 pasi u kthye në Rusi nga jashtë dhe u akuzua për mosbindje ndaj një oficeri policie.

Ai u akuzua më vonë për diskreditimin e ushtrisë ruse, një akuzë që rrjedh nga agresioni i plotë i Rusisë në vitin 2022 kundër Ukrainës dhe një shtytje e Kremlinit për t'i zhdukur kritikat për këtë temë.]

Ai u akuzua më vonë për tradhti, për komentet që ai bëri gjatë fjalimeve jashtë Rusisë që kritikonin politikat e Kremlinit.

Në prill të vitit të kaluar, Kara-Murza u shpall fajtor për të gjitha akuzat dhe u dënua me 25 vjet burgim.

Fiton çmimin “PULITZER” disidenti rus, Kara-Murza, për

Ligjvënësit evropianë miratuan më 25 prill një rezolutë që bën thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të të gjithë të burgosurve politikë në Rusi.