"Tregova ndjenjë"/ Interpretuesja e këngëve të vajit flet për eksperiencat e saj: Ja çfarë më thoshte Nexhmie Pagarusha!
Ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte e ftuar këngëtarja e njohur e muzikës popullore tradicionale shqiptare, Hatixhe Lushi, për të treguar eksperiencat e saj.
E pyetur se çfarë emocioni merr kur i këndon atdheut, traditës dhe figurave kombëtare ajo tha:
"T'i këndosh shpirtit të kesh shumë dashuri për atdheun, ti këndosh bukurive të atdheut, ti këndosh shpirtit të këtij populli, t'i këndosh zogjve të fushave të maleve, ato xhevahiret e bukura të jugut, të cilat i ka përshtjelluar aq bukur në këngët labe, që kur i kam dëgjuar nga Irini apo krejt grupet e ftuara nga jugu, jam emocionuar dhe u ndjeva e respektuar.
Nëse diçka nuk bëhet me ndjenjë nuk përcillet tek populli. Këngët e mia i kam pasur këngët e vajit, balada, më tingëllon zëri bukur. Në këngën "Krihi kaçurrelat" doja që të isha ndryshe.
Tregova ndjenjë. Kur takova mikeshën time, Nexhmie Pagarushën, ajo më thonte që kam 7 zëra. Unë i thoja që në qoftë se unë kam 7 ti ke 17. Shpirti im ka nevojë për diçka më të bukur, më të lehtë në emocione."

