Avionët “787 Dreamliner” nën inspektim/ Administrata Federale do të vërtetojë nëse ka shkelje në kontrolle

Administrate Federale e Aviacionit në SHBA ka nisur një hetim mbi linjë e avionëve “787 Dreamliner” të kompanisë “Boeing”. Dyshimet se ka shkelje nga ana e stafit në procesin e montimit të avionëve, janë ngritur nga vetë drejtuesit e kompanisë, të cilët janë në pritje të përfundimit të ekspertizës

SHBA hapi një hetim të ri ndaj firmës së avionëve “Boeing”, pas akuzave të kësaj të fundit ndaj rregullatorëve të sigurisë ajrore, se nuk kanë inspektuar siç duhet avionët e saj “787 Dreamliner”.

E gjithë linja e prodhimit do të kalojë në riinspektim nga Administrate Federale e Aviacionit, si dhe të dhënat e mbledhura më herët do të kalojnë në një tjetër filtër, për të parë nëse ka shkelje.

“Ne e rishikuam shpejt çështjen dhe vumë re se disa njerëz kishin shkelur politikat e kompanisë duke mos kryer një test të kërkuar, por duke e regjistruar punën si të përfunduar”, tha Scott Stocker, kreu i programit “Boeing 787”, në emailin drejtuar stafit.

Sipas FAA-së, kompania “Boeing” adresoi problemin muajin e kaluar, duke thënë se kishte vënë re një mungesën e masave mbrojtëse elektrike ku bashkohen krahët me trupin kryesor te disa prej “787 Dreamliners”-ve të tij.

Reputacioni i kompanisë “Boeing” është dobësuar vite më parë, kur dy nga avionët “737 Max” u rrëzuan brenda pesë muajsh, duke iu marrë jetën 346 pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Ndërkohë, një tjetër incident ka ndodhur kur një derë e papërdorur e daljes emergjente shpërtheu, çka shkaktoi edhe ndalimin e përkohshëm të dhjetëra avionëve dhe nisjen e hetimeve penale dhe problemeve të tjera ligjore dhe financiare për kompaninë e madhe amerikane të prodhimit të avionëve.