Gonzato ia merr valles në Gjirokastër/ Ambasadori i BE: Multi-kulturalizmi, i rëndësishëm për Evropën
Në “Javën e Evropës”, ambasadori i BE nuk ka nguruar të kërcejë valle popullore me tingujt e muzikës nga grupi i komunitetit rom. Duke prezantuar pamjet e mrekullueshme të Gjirokastrës Gonzato theksoi rëndësinë e bashkëjetesës fetare por dhe e përfshirjes së multi-kulturalizmit në jetën e vendit
Me saze vendase dhe muzikë popullore patriotike ambasadori i BE solli një atmosferë ndryshe në Gjirokastër.
Silvio Gonzato nuk nguroi t’ia merrte valles së bashku me turistët.
Mes valleve ritmike vizitoi edhe tregun e ri të hapur nga komuniteti rom.
Në fjalën e tij theksoi rëndësinë që BE i përkushton multi-kulturalizmit.
Gjirokastrën e cilësoi një nga simbolet e Shqipërisë për bashkëjetesën fetare.
Fjala e ambasadorit u shoqërua me pamje fantastike nga qyteti i çative të gurta, por edhe panoramën fantastike të kalasë por edhe të malit.
Në ceremoni komuniteti u prezantua dhe se si realizoheshin disa nga punimet artizanale.
Prej vitesh tashmë Gjirokastra është kthyer në një qytet të tej mbushur nga turistët.
Gonzato “Javën e Evropës” në Shqipëri e nisi nga mrekullia e Shirokës në Shkodër.

