Pashka Ortodokse, At Grigor Pelushi: Për të krishterët ka kuptimin e mposhtjes së vdekjes me anë të ngjalljes së Krishtit

At Grigor Pelushi, nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në një intervistë në Ora News u shpreh se për të gjithë të krishterët Ortodoksë, festa e Pashkës është festa qëndrore e besimit të tyre.

At Grigor Pelushi: Për të gjithë të krishterët Ortodoksë, festa e Pashkës është festa qëndrore e besimit të tyre.

Është pikërisht themeli i besimit të krishterë.

I gjithë ky besim që njerëzit anë e mbanë botës që e ndjekin që e besojnë, pikërisht bazohet tek ngjallja e Krishtit.

Në fakt festa ka një kuptim më të hershëm se sa pikërisht ngjallja e Krishtit sepse ngjarjet ndodhën në popullin e Izraelit dhe për ata festa e Pashkës kishte kuptimin e daljes së tyre nga skllavëria e Egjiptit për në tokën e premtuar në tokën e që iu dha Zoti.

Dhe pikërisht cdo vit, populli hebre kremtonte këtë ngjarje këtë festë me një solemnitet shumë të madh, madje në kohën kur Krishti erdhi dhe predikoi në këtë botë edhe ai e festoi këtë festë.

Por pikërisht për të krishterët kjo festë nuk ka më kuptimin e daljes nga skllavëria në liri, por ka kuptimin e mposhtjes së vdekjes me anë të ngjalljes së Krishtit.