Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Gëzuar Pashkët, të përqafojmë dhe të falim njëri-tjetrin

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Ai ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

''Të dashur vëllezër dhe motra, ngjallja e Krishtit, kjo dhuratë e Perëndisë për të gjithë njerëzit kërkon një përgjigje nga ana jonë.

Ne thirremi të jetojmë një jetë të re e të vërtetë, plot shpresë paqe dhe dashuri.

Thirremi të përqafojmë njëri tjetrin e të falim njëri tjetrin në cdo gjë.

Le ti hapim pra zemrat tona dhe ta pranojmë këtë dhuratë të mrekullueshme me mirënjohje.

Ngjallja e Krishtit do të bëhet realitet për gjithësecilin prej nesh vetëm nëse njëjtësohemi me Krishtin.

Do të doja të ju uroja të gjithëve që drita e Pashkës të ndricojë zemrat dhe jetën tuaj'', tha ndër të tjera në urimin e tij, mitropoliti i Korçës, hirësia e tij Imzot Joani.