Tragjedia në Shkodër/ Kola: Prokuroria mund ta lejonte bashkëshortin në varrin si pjesë e hetimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 22:02
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokatja Margarita Kola u shpreh se prokuroria ka pasur qëllim dhe ta lejoj në varrim bashkëshortin sepse është pjesë e hetimit dhe praktikave që përdor.
Kola: Nëse mendohet se është hedhur nga ura si nuk ka pasur kalimtarë që nuk e kanë parë. Gjithashtu është e diskutueshme, duke iu referuar rasteve që familjet së jashtme duken të lumtura, duke bërë një analizë të thellë të elementëve të hetimit.
Ata që do të bëjnë investigimin duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe kërkon teknika speciale të hetimit. Për fat të keq kemi filluar të kemi ngjarje të tilla në Shqipëri. Besoj se prokuroria ka pasur qëllim dhe ta lejoj në varrim bashkëshortin sepse është pjesë e hetimit dhe praktikave që përdor.
