Tragjedia në Shkodër/ Koçibellinj: Ne heshtim dhe pastaj kur ndodh duam të flasim të gjithë

Në “Drejt” nga Luan Rama, ekspertja e çështjeve sociale Suela Koçibellinj duke iu referuar rastin të Shkodrës tha se ka raste që veprime të tilla bëhen edhe për tu hakmarrë ndaj partnerit.

Koçibellinj: Nëse marrim në shqyrtim problemet e shëndeti mendor, ka nevojë që të shpjegohet; kemi një nënë të çmendur, apo nënë që ka qenë e dhunuar dhe në presion. Një nënë nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë, dhe kur një person nuk është mirë, duhet ta perceptojnë njerëzit përreth saj.

Ka raste që veprime të tilla bëhen edhe për tu hakmarrë ndaj partnerit. Nëse ka marrë qetësues personi në fjalë, partneri duhet ta ketë ditur, ndoshta edhe familjarët e tyre. Ne heshtim, dhe pastaj kur ndodh duam të flasim të gjithë.